Panorama Plus/ Mediat italiane kanë renditur Ronela Hajatin në 3 këngët më të këqija në Eurosong. ‘La Repubblica’ ka publikuar 3 këngët më të mira si dhe më të këqijat të këtij edicioni dhe duket se Shqipëria këtë herë është listuar në listën aspak dashamirëse.

Duke vlerësuar këngën e Ukrainës si më të mirën, edhe mediat italiane shkruajnë se është pikërisht ajo pretendente për ta fituar këtë edicion. “Grupi Kalush nga Ukraina me ‘Stefania’ ofron një përzierje efektive midis repit të kënduar në gjuhën ukrainase dhe tingujve tipike të muzikës orientale.

Përdorimi i instrumenteve etnike pasuron performancën e tyre me shije popullore, e nënvizuar edhe nga përdorimi i veshjeve kombëtare. Banda e ka marrë emrin nga qyteti i Kalushit, në malet Karpate, qyteti i Oleh Psiuk, njëri prej tyre: Stefania është një nder për nënën, edhe pse në dritën e luftës ka marrë edhe një kuptim tjetër. Ihor, një tjetër nga anëtarët, mori pjesë vitin e kaluar në edicionin e Roterdamit me grupin e tij tjetër, ‘Go_A’, përshkruajnë mediat këngën e Ukrainës. Ndërkohë komenti për Ronelën, ka prekur edhe këngën, që sipas tyre ishte një përzierje mes reggaeton dhe repit të dobët.

“Ronela, e konsideruar si mbretëresha e showbizzit së Shqipërisë, autore për veten dhe për artistë të tjerë, eksperte në talent shoë, duke marrë pjesë në dhjetëra programe e ndonjëherë edhe fituese, mbërrin e ashpër në Eurovizion dhe na ofron një përleshje pa frymë, për të cilën nuk është nevoja. Dukej si përzierje reggaeton dhe repit të dobët”, mbyll shkrimin e saj La Repubblica për Ronela Hajatin. Bashkë me të në listën e këngëve më të këqija është edhe Lituania si dhe Danimarka.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃