Gerard Pique dhe Shakira janë në lidhje që nga viti 2011 dhe prindër të dy fëmijëve, por ende nuk janë martuar.

pique shakira5

Shumë njerëz pyesin veten se përse çifti nuk kanë shkuar drejt altarit pas më shumë se 11 vitesh bashkë.

Edhe pse këngëtarja është martuar njëherë në të kaluarën, nuk është e gatshme ta bëjë këtë me Pique dhe futbollisti ka vendosur të shpjegojë vetë situatën.

pique shakira1

Vetë këngëtarja është shprehur se është shumë rehat me lidhjen e saj dhe thekson se i pëlqen ideja që të jetë e dashura e tij.

Gjatë një interviste me ish-futbollistin Gary Neville, Pique u pyet në lidhje me vendimin e tyre për tu mos u kurorëzuar.

pique shakira

“Pra, ju i keni kërkuar asaj të martoheni dhe ju ka refuzuar?”- e pyeti Neville me shaka.

Ndërsa futbollisti u përgjigj: “Do e thosha nëse do kishte qenë kështu.”

Më pas vazhdoi: “Nuk do ta kisha asnjë problem ta pranoja, por nuk është kështu. Ky është mentaliteti i saj.”

pique shakira3 pique shakira4

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃