Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 43-vjeçareje shqiptare në Pozzallo, Itali. Sipas mediave lokale gruaja shqiptare është viktimë e një aksidenti fatal në Santa Maria del Focallo. Burri dhe gruaja po udhëtonin me një Fiat Multipla kur u përplasën me murin e një vile në rrethana ende të paqarta. Bashkëshorti i cili ka qenë duke drejtuar automjetin ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa gruaja shqiptare ka humbur jetën direkt në vendngjarje.

Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që është bërë e ditur se çifti i bashkëshortëve po ktheheshin nga puna kur u përplasën me murin e shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃