Panorama Plus/ Vetëm pak kohë më parë “Panorama Plus” shkroi për raportin e vështirë që Blero dhe Afrona po jetonin në martesën e tyre. Duket se gjërat nuk janë përmirësuar në këtë çift, që i ka dhënë fund martesës së tyre.

Ai që ka ngritur dyshime është fakti se ata kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në “Instagram”. Megjithatë, të dy ndiqen ende në këtë rrjet social. Këto mund të jenë shenjat e një krize martesore me aq sa mund të interpretojmë rrjetet sociale, por mund të jetë edhe një vendim që ata ta mbajnë marrëdhënien e tyre private në të ardhmen.

Vetë dy protagonistët nuk kanë bërë ende asnjë reagim. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej pak kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër. Më herët, Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.

“Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan edhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative, për shkak se ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë. Gjithmonë ka pasur paragjykime, edhe shoqet normal që i njoh, edhe njerëzit rreth meje, por pastaj me kohë e panë që është një lidhje e fortë”, thoshte ajo.

Blero zbuloi se ishin njohur nëpërmjet “Facebook” dhe vetëm gjysmë ore pasi kishte biseduar me Afronën, e prezantoi me familjarët e tij.

“Atë natë që filluam të komunikonim në “Facebook” isha në Gjermani me familjen, te daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën, më çoi një foto. Shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë: ‘Ndaluni veç pak, a po ju pëlqen kjo?’. Ata thanë: ‘O sa e bukur!’. Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam shkuar te familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, tregoi Blero.

Këngëtari shtoi se të nesërmen duhej të kthehej në Prishtinë, por kishte ndërruar mendje dhe ishte nisur për në Zyhri që të takonte Afronën në aeroport. Po atë ditë, Blero publikoi një foto me Dikën edhe në rrjete sociale. Afrona pranoi se ka qenë ajo më xhelozja në marrëdhënie, por tashmë është mësuar dhe është më e qetë. Çifti tha gjithashtu se kanë 14 vite diferencë me njëritjetrin, aq sa ç’kanë edhe prindërit e Afronës. Kjo është martesa e dytë për Bleron, i cili vite më përpara ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë me emrin Tara.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃