Kriza e shkaktuar në Ukrainë është bërë “pjesë” e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanës të Francës.

000_32AL8HP

Një vajzë gjysmë e zhveshur, ku në trupin e saj kishte pikturuar ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ndërpreu ceremoninë e tapetit të kuq.

Vajza ende e paidentifikuar, kishte shkruar në trupin e saj, “Mjaft na përdhunuat”, duke u shfaqur në një formë proteste kundër përdhunimit të femrave ukrainase nga ushtria ruse.

Ndërkohë në pjesën e poshtme, ajo kishte vetëm të mbathurat, ku ishte e lyer me ngjyrë të kuqe duke simbolizuar gjakun.

Pas këtij incidenti, kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që e kanë larguar atë nga tapeti i kuq.

Protesta e shkurtër u zhvillua në premierën botërore të filmit “Tre mijë vite të gjata”.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃