PANORAMA PLUS/ Pavarësisht se Ronela Hajati fitoi zemrat e shumë njerëzve siç reflektohet në rrjetet sociale dhe klikime (performanca e saj ka 3 milionë klikime në YouTube) nuk mund të themi të njëjtën gjë për juritë profesionale.

Pas finales, Eurovision ka publikuar të dhënat e votimit dhe pikët që ka marrë secili shtet. Në të dhënat e publikuara shihet se Shqipëria në gjysëmfinalet e parë ka dalë e 12 me 58 pikë në total. Pavarësisht komenteve, performanca e saj duket nuk ka arritur të ‘bindë’ juritë.

Nga juritë e gjysmëfinalistëve të parë, Shqipëria ka arritur të marrë pikë vetëm nga Greqia, ndërkohë asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë. Ndërsa nga publiku i gjysmëfinalistëve të parë, Zvicra i ka dhënë 8 pikë, Sllovenia 6, Bullgaria 1, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë, Greqia 12 pikë, Armenia 2 pikë, Franca 5 pikë dhe Italia 8 pikë.

 

Ndonëse këngëtarja shqiptare nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me triumfin e Kalush Orchestra në festivalin europian ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin). Komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara në këndvështrime të ndryshne por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër. Ajo mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃