Kur gjërat sapo kishin filluar të qetësoheshin dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald, filluan t’i riktheheshin rutinës, siç kanë thënë vetë, një lajm i bujshëm që ka protagonistë dy aktorët është raportuar ditën e sotme.

Gazetarja Anduena Llabani shkruan se pesë vite më parë ata kanë plagosur dikë dhe janë dënuar rreth kësaj vepre penale. Sipas saj, ngjarja rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë.

Në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit u lanë të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Mirëpo gazetarja shkruan se Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dënimi i cili i ka lënë jashtë qelisë dy aktorët. Teksa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Por çfarë parashikon “Neni 88” për “Plagosjen e rëndë me dashje”?

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃