I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre pasi këngëtarja zbuloi se kishte pësuar abort.

sam britney1

Çifti, të cilët janë në lidhje që nga viti 2016, mezi prisnin që të fillonin një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre pasi ndanë lajmin se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Megjithatë, ata njoftuan të shtunën 40 vjeçarja kishte abortuar foshnjën. Sam, i cili është 12 vite më e vogël se këngëtarja, tha se planifikojnë të kenë një fëmijë.

“Po i marrim gjërat pozitivisht dhe po ecim përpara. Është e vështirë por nuk jemi vetëm. Faleminderit qe respektoni privatësinë tonë. Së shpejti do të zgjerojmë familjen”, tha ai.

sam

Një një deklaratë këngëtarja zbuloi se kishte pësuar abort spontan: “Me pikëllim të thellë duhet t’ju njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë në fillim të shtatzënisë. Është periudhë e vështirë për çdo prind. Ndoshta duhet të kishim pritur edhe disa kohë për të ndarë lajmin e shtatzënisë me ju, por ishim shumë të emocionuar. Do vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ju jemi mirënjohës për mbështetjen.”

Këngëtarja, e cila ka dy djem Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden, 15, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, zbuloi në prill se ishte shtatzënë.

sam britney

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃