Pamjet e mëposhtme nga lagjia Kiras në Shkodër janë të mjaftueshme për të kuptuar punën që bashkia bën në pastrimin e qytetit. Në këtë lagje ndodhet qendra sociale por përball me këtë qendër koshat e tejmbushur me plehra janë kthyer në përditshmëri për qytetarët.

Një prej tyre ka denoncuar në redaksinë tonë këtë problem që nuk po merr dot zgjidhje. Sipas qytetarit vetëm heqja e koshave të plehrave do të ishte shpëtim për këtë problem që është i papërballueshëm për të.

Mesazhi i qytetarit:

SHKODËR LAGJIA KIRAS, KJO ESHT SITUATA E PËRDITSHME PËRBALL INSTITUCION QENDRËS SOCIALE NGA MBETURINAT, JU LUTEM KËRKOJ TË POSTOHET NË MENYR QË TË HIQEN KOSHAT PËRNDRYSHE NUK KA SHPËTIM, kemi koh që vuajm përdit thuajse esht ber e papërballueshme
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃