Më herët u njoftua se Panajot Kaleshi i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 31 marsit është gjetur pasditen e djeshme në portin e Platamonës. Sipas mediave greke shqiptari është gjetur i rraskapitur dhe tani po trajtohet në spitalin e Katerinës në gjendje të keqe psikologjike. 41-vjeçari është shfaqur i vetëm në portin e Platamonas , ndërsa sipas shokut të tij të ngushtë Flamur gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë duke u endur në malin Olimp.

Dje fola me vëllain e tij dhe e di që tani Panajoti po trajtohet në spitalin e Katerinës, i rraskapitur në gjendje të keqe. Gjithçka që dëshiroj dhe dua është që shoku im të jetë mirë. Siç mësova ai ka humbur shumë peshë dhe këmbët nuk e mbajnë. Po flasim për një njeri të ri, të gjatë por që tani i ka mbetur gjysma dhe që pas një muaji do të bëhet baba i fëmijës së tij të parë.

Më tej ai ka treguar se kohët e fundit familjarët e Panajotit kishin vazhduar t'i humbnin shpresat se ai mund të ishte gjallë.

Tani i kishim humbur shpresat, menduam se kishte vdekur. Siç mësova gjatë gjithë këtyre ditëve ai po endej në Olimp. Ne shkuam atje për ta kërkuar, por ky mal është i pafund. Ai fshihej në një vend ku nuk arritëm dot. Kishim frikë se mos kishte lënduar veten, nga ana tjetër thoshim se mund të kishte shkuar në malin Athos, por edhe të kishte qenë atje do të na kishin lajmëruar pas alarmit.

Ndoshta 41-vjeçari nuk mund t'i tregonte familjes arsyet që e çuan në këtë vendim, megjithatë, siç shprehet miku i tij, vitet e fundit ai nuk ishte aq mirë psikologjikisht, por askush nuk e priste që të zhdukej:

E vërteta është se tani kohët e fundit nuk ishte mirë, kishte ndryshuar si njeri, nuk ishte mirë, por nuk e prisja të arrinte në këtë pikë. Dukej sikur kishte hequr dorë nga gjithçka, po jetonte në botën e tij. Unë kam 20 vite afër tij, jemi rritur bashkë, kemi punuar bashkë, kam parë ndryshimet në sjelljen e tij dhe i kam thënë të ketë kujdes. Dukej sikur diçka ndryshoi papritur brenda tij, në mendjen e tij dhe vendosi të largohej. Ai la pas familjen e tij, gruaja e tij shtatzënë, pa para, pa letra, pa asgjë. Ai ishte zhdukur gjithsej 51 ditë, nuk kishte as celular me vete. Pavarësisht se sa shumë e kërkonim të gjithë, kishim humbur çdo shpresë, por Zoti pati mëshirë për të. Do të shkoj ta shoh në rastin e parë dhe uroj që mjekët të bëjnë më të mirën për të.

Kujtojmë se mëngjesin e 31 marsit, Panajoti kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas, Pieria, për të marrë disa mobilje për t'i çuar në shtëpinë e tyre në Larisa. Në një moment ai u largua për të shkuar në një kioskë dhe që atëherë nuk u kthye më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃