Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara, Itali. Mësohet se një kalimtar të rastit kanë gjetur të plagosur me thikë, në anë të rrugës dy shqiptarë. Këta të fundit, sipas mediave italiane janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç.

Ka qenë pikërisht një kalimtar i rastit i cili po udhëtonte me makinë në zonën e Villa Raspa di Spoltore, kur papritur anash rrugës pa të gjakosur dy persona të cilët sipas policisë italiane janë me origjinë nga Shqipëria. Kalimtari i rastit u ka dhënë shqiptarëve ndihmën e parë, ndërsa më pas i ka dërguar në spital.

Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë. Pasi gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃