Aurel Latifi është 32-vjeçari që para dy ditësh tentoi të hynte me forcë në godinën e Kryeministrisë. Pas incidentit, Latifi ra në prangat e policisë. Bëhet e ditur se Aurel Latifi është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën.

Ende dihen arsyet që kanë çuar Latifin që të godasë rojën dhe të tentojë të futet brenda në godinë, sot, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e detyrimit të paraqitjes për Aurel Latifin, shtetasin që tentoi të hynte me forcë në kryeministri. Vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se 32 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃