Djali i Nick Cave ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare. Modeli dhe aktori, Jethro Lazenby ishte liruar nga burgu vetëm dy ditë përpara se të ndërronte jetë.

Capture

“Me shumë pikëllim njoftoj se djali im, Jethro ka ndërruar jetë. Do ishim mirënjohës nëse ruani privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe”, shkroi këngëtari i famshëm.

jethro

Ylli australian ka humbur edhe një djalë tjetër, Arthur, në vitin 2015. Djali i këngëtarit dhe Susie Bick, i cili në atë periudhë ishte 15-vjeç, ra nga një shkëmb në Ovingdean, afër Brighton.

arthur

I riu ra nga një lartësi prej 18 metrash, pasi kishte konsumuar drogë halucinogjene LSD.

Vdekja e tij frymëzoi dy albume të këngëtarit, Skeleton Tree dhe Ghosteen, si edhe dokumentarin e vitit 2016 “One More Time With Feeling”.

Jethro, i cili erdhi në jetë në vitin 1991 nga martesa e Cave me modelen Beau Lazenby, ishte përballur me probleme të shëndetit mendor për disa vite.

nick cave

Ai luajti role në filmin Corroboree të vitit 2007 dhe My Little Princes të vitit 2011.

Ndërsa në prill, ra në prangat e policinë pasi sulmoi nënën e tij. Ai goditi modelen në fytyrë gjatë një debati duke i shkaktuar gjakderdhje dhe mavijosje.

arthur1

Avokati Sean Ghattas tha gjatë seancës se Jethro vuante nga skizofrenia. Ndërkohë ai u lirua nga burgu dy ditë para se të ndërronte jetë, ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet.

Cave ka edhe dy djem të tjerë, Luke dhe Earl (binjaku i Arthur). Këngëtari dhe bashkëshortja e tij Susie u zhvendosen në Los Angeles pas vdekjes së Arthur.

nick cave2 nick cave12 nick cave3

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃