PANORAMA PLUS/ Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po bën rreth tre muaj që ka nisur, pothuajse e gjithë Europa u ndal të shtunën për të parë një nga kompeticionet më të njohura të kontinentit, ‘Eurovision Song Contest’. I konceptuar si një mënyrë e qetë për vendet europiane për të konkurruar kundër njëri-tjetrit, konkursi i këngës krenohet se ka ndihmuar në ruajtjen e paqes në Europë. Organizuar nga ‘Unioni Europian i Transmetuesve’ (EBU), festivali ‘shitet’ si një event ku shtetet lënë mënjanë dallimet e tyre kulturore dhe kapërcejnë barrierat gjuhësore përmes fuqisë së muzikës.

Por Rusia u pezullua këtë vit dhe Ukraina që në fillim u pa si favorite për të fituar, sa për simpatinë e fituar prej luftës ashtu edhe për meritë. Siç pritej, megjithëse juritë profesionale mbështetën kryesisht vendet e tjera, vota e publikut shkoi në masë dërrmuese për Ukrainën, duke i dhënë asaj fitoren. Kjo mund të duket se është në kundërshtim me frymën e festivalit, por intriga është në fakt ajo që e bën Eurovisionin të suksesshëm: Është një katalizator përfaqësuese për politikën ndërkombëtare që rrjedh nën sipërfaqen e shkëlqyeshme europop, për të cilën ata në shtëpi kanë nevojë më shumë se kurrë më parë.

Është pikërisht kjo ndjenjë e nënkuptuar politike që gozhdon publikun para ekranit vit pas viti. (Edicioni i vitit 2021 arriti një audiencë prej 183 milionë shikuesish, duke e bërë atë eventin më të shikuar të drejtpërdrejtë josportive në botë.) Festivali i ka shpëtuar më së shumti mirëkuptimit dhe vëmendjes amerikane, përtej pjesëmarrjes së ABBA dhe Celine Dion. Nga ndikimi pozitiv te të drejtat e komunitetit LGBT deri te kënaqësia e votimit për vendin “që meriton fitore”, Eurovisioni ka qenë gjithmonë më shumë se thjesht muzikë, dhe me luftën në Ukrainë, Eurovisioni tani duket më relevant se kurrë.

Hapja e së shtunës ishte e mirëmenduar me performancën “Give Peace A Chance”. Politikat pas kësaj ishte më delikate, me shumë artistë që mbanin në heshtje shiritat e verdhë dhe blu(flamuri ukrainas) në kyçet e dorës ose mbanin flamuj të vegjël. Por disa – si Islanda –thyen protokollin dhe bënë thirrje për paqe në Ukrainë. Prezantuesit kishin detyrën ‘e pakëndshme’ që të përpiqeshin t’i shpërfillnin të gjitha, ose të ndalonin çdo thirrje. Në një moment jashtëzakonisht të vështirë, prezantuesi dhe këngëtari Mika rrëmbeu mikrofonin në mënyrë që përfaqësuesit ukrainas të mos thoshin diçka politike gjatë një interviste.

Konkursi muzikor filloi në vitin 1956 me vetëm një pjesë të vogël të pjesëmarrësve. Gjatë gjashtë dekadave që pasuan, Eurovisioni është rritur duke përfshirë deri në 52 vende të mundshme pjesëmarrëse, megjithëse numri më i madh i vendeve që kanë konkurruar ka qenë 43. (Çdo vend që ka një transmetues televiziv që është një anëtar që paguan taksat e sindikatës së transmetimit, kualifikohet për të paraqitur një këngë. Është një kërkesë kualifikimi mjaft e gjerë për të përfshirë vende jo-evropiane si Izraeli dhe Australia, por jo Shtetet e Bashkuara.)

Organizatorët kanë këmbëngulur herë pas here se konkursi është i natyrës apolitike. Shitet si arratisje, paqe, dashuri dhe muzikë, me tema vjetore si “Come together”(të bëhemi bashkë) ose “We are one” (Ne jemi një). Këtë vit, ishte “The Sound of Beauty” (Tingulli i bukurisë). Por festivali ka mbajtur gjithmonë një qëndrim për klimën aktuale.

Nga pranimi i Izraelit si anëtar në 1973 deri tek vala e vendeve të Evropës Lindore që papritmas u pranuan në fillim të viteve 1990, Eurovisioni është një shfaqje që pasqyron aktualitetin. Me imperializmi amerikan në rritje dhe fuqizimin e Britanisës së Madhe, dorëzimet e këngëve kryesisht ishin në anglisht, deri në 1973 kur rregullat për gjuhën e këngëve pjesëmarrëse u zbutën për tu hequr plotësisht në 1999. E ndërsa ndikimi amerikan është zbehur, tendenca është kthyer drejt këndimit në gjuhën amtare.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃