Dy shqiptarë të akuzuar për mashtrim ndaj një të moshuare greke janë vënë në pranga. Rasti i mashtrimit ka ndodhur muajin e kaluar në Pieri të Greqisë dhe punonjësit e policisë së Sigurimit Katerini kanë nisur hetimet.

Sipas mediave greke, ndaj një 19-vjeçari dhe një vajze 20-vjeçare, të dy shtetas shqiptar, është hapur një çështje për veprën penale të mashtrimit. Pasditen e datës 19 prill 2022, një person i panjohur ka telefonuar në telefon fiks 84-vjeçaren, duke pretenduar se ishte punonjëse policie dhe pretendonte se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident automobilistik. Madje, në telefon ka dalë një bashkëpunëtore, e cila është hequr si vajza e të moshuarës, për t'u bërë më bindëse.

Më pas ajo i ka kërkuar para të moshuarës, në mënyrë që vajza e saj të shmangte pasojat ligjore dhe si pasojë nga shtëpia e të moshuarës kanë marrë shumën prej 70.000 euro.

Autorët e dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarës me një automjet dhe kanë marrë paratë, ku një pjesë e kanë mbajtur dhe pjesën tjetër ia kanë dorëzuar një bashkëpunëtori të panjohur.

Gjithashtu është konstatuar se një pjesë e parave që kanë nxjerrë është përdorur për blerjen e një automjeti, i cili është lokalizuar dhe konfiskuar. Në shtëpinë e tyre u gjetën celularë, tabletë, një laptop dhe një kartë bankare, të cilat u konfiskuan si dhe automjeti që përdornin për veprimtarinë e tyre të paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃