Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim shtetasen Joana Boçaj. Kjo e fundit akuzohet se mashtronte qytetarë të shumtë duke iu premtuar punë tek OKSH. Boçaj hiqej si punonjëse e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe u merrte qytetarëve 2500 euro për njeri për një vend pune.

Ajo kishte krijuar profil si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë dhe në një video të transmetuar nga një emision investigativ ajo shihej duke numëruar eurot që merrte duke falsifikuar dokumente për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Pas transmetimit të mbrëmshëm, të një rasti në emisionin investigativ, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vënde pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se:

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Joana Boçaj, 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”, Vlorë.

Vijon puna për kapjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃