Gjatë eventit të sfilatës të stilistit Valdrin Sahiti ishin të ftuar shumë prej presonazheve të njohur shqiptarë. Ata patën mundësinë të pozonin në tapetin e kuq dhe të shikonin koleksionin e fundit të fustaneve të stilistit. Pjesë e të ftuarve ishte dhe Sara Hoxha, partnerja e këngëtarit Ledri Vula.

Mirëpo në eventin e organizuar Sara u shfaq e vetme pa partnerin e saj. E pyetur përse Ledri nuk pati mundësi të shfaqej krahë saj, ajo u shpreh se ai ndodhej në Tiranë duke bërë xhirime.

“Ledri ka xhirime në Tiranë, pasi është duke bërë një emission dhe nuk mundi të vinte, fatkeqësisht”– u shpreh ajo.

Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze, Poem Blu e teksa është pyetur nëse do të kenë në plan të bëjnë një motër ose vëlla për Poin, Sara tha: “Në plan e kemi por nuk e di kur akoma”.

Çifti të cilët janë shumë të dashur për publikun, kanë shumë vite që janë në një lidhje më njëri tjetrin, por nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.  Në lidhje me planet për një admë të afërt, Sara është shprehur  se nuk e kanë ende në plan por nuk është as kundra të veshurt një fustan të bardhë.

“Nuk e dimë akoma a do të ketë fustan të bardhe, por nëse po pse jo,”– ka treguar ajo.

 

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃