Panorama Plus/ Aktorja hollivudiane Zara Phythian  dhe bashkëshorti i saj janë dënuar përfundimisht me burg pas abuzimit seksual ndaj një të miture.

36-vjeçarja, e cila luajti në filmin e Marvel të vitit 2016, Doctor Strange, së bashku me bashkëshortin e saj ‘mjeshtër’ i Taekwondo-së, Victor Marke, u dënuan për 14 akuza të aktivitetit seksual me vajzën.

Në gjykatë u tha se dyshja abuzuan me viktimën e tyre ‘një ose dy herë në muaj’ nga viti 2005 deri në 2008 dhe se e mitura ishte abuzuar të paktën 20 herë në raste të ndryshme. Krahas akuzës së përbashkët, bashkëshorti i Pythian u akuzua veçmas për katër akuza për sulm të pahijshëm ndaj një vajze tjetër, 15 vjeçe në atë kohë, midis viteve 2002 dhe 2003.

Marke gjithashtu abuzoi seksualisht me një vajzë 15-vjeçare vetë. Në Gjykatën e Nottingham Crown, Phythian, u dënua për tetë vjet ndërsa burri i saj, 59 vjeç, u dënua me 14 vjet burg.

Gjykatësi Mark Watson tha se Marke ishte “forca shtytëse pas abuzimit”.

Duke iu drejtuar Phythian-it, gjykatësi shtoi: “Ndërsa ju mohuat në marrje në pyetje se jeni lidhur me Victor Marke, në provat që kam dëgjuar nuk kam asnjë dyshim se devijimi juaj ishte formuar nga ndikimi që ai kishte mbi ju që në fillim.”

Gjykata dëgjoi që çifti u takua kur ai ishte instruktori i saj i arteve marciale dhe Phythian vazhdoi të kishte një karrierë të suksesshme në artet marciale.

Ata të dy mohuan veprat penale, por u shpallën fajtorë nga një juri dhe u dënuan në të njëjtën gjykatë ditën e sotme.

Çifti u takuan kur aktorja ishte vetëm 14 vjeç dhe ai ishte 37 pasi ajo iu bashkua akademisë së tij School of Champions në Nottingham, të cilën ai e kishte filluar me ish-gruan e tij Juliet, dhe ajo filloi të stërvitej nën drejtimin e tij.

Ajo ishte 19 vjeç dhe ai 42 vjeç kur filluan marrëdhënien seksuale. Martesa e tij me gruan Juliet përfundoi pasi u bë publike lidhja e tij me Zarën. Në atë kohë, ai konsiderohej si një nga artistët kryesorë marcialë të Britanisë dhe ishte kreu i Shoqatës së Kongresit Botëror të Arteve Marciale.

MailOnline shkruan se Zara e ka pranuar Viktorin si ‘mjeshtrin’ e saj në një ceremoni të lashtë Shaolin në moshën 17-vjeçare. Pasi u përkul para tij, ajo supozohet se u betua për besnikëri ndaj tij, duke u zotuar se do të bënte gjithçka që ai kërkonte prej saj, edhe nëse kjo shkonte kundër vlerave të saj.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃