Ditën e djeshme u raportua se avioni i linjës “Wizz Air” në fluturimin Tiranë-Abu Dhabi është goditur nga një rrufe 10 minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit. Pas tmerrit që përjetuan pasagjerët avioni ka arritur të ulet sërish në pistë dhe fluturimi është shtyrë për ditën e sotme.

Një qytetare e cila ka qenë duke fluturuar me këtë avion ka treguar se avioni bëri ulje të detyruar pasi u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Së fundmi, për redaksinë e JOQ ALBANIA ka reaguar edhe kompania “Wizz Air”.

Sipas kompanisë, njëri nga krahët e avionit u godit nga rrufeja dhe piloti ka vendosur të rikthehet në pistë. Koha e marrë e kontrollit teknik, ka bërë që fluturimi të shtyhet.

Kompania shkruan:

Kompania Wizz Air është një nga kompanitë me rregullat më strikte për sa i përket sigurisë së avioneve. Protokollet e Wizz Air nuk lejojnë asnjë pilot të vazhdojë fluturimin, qoftë dhe kur ekziston vetëm dyshimi për dëme fizike të avionit, qofshin nga dukuri natyrore apo rrethana te tjera. Ditën e djeshme, pasi njëri nga krahët e avionit është goditur nga rrufeja, piloti ka vendosur të rikthehet në bazë për të kontrolluar avionin.

Duke qenë se piloti me këtë devijim dhe me kohën që mori kontrolli teknik, tejkaloi orët për të cilat është në shërbim, fluturimi u shty. Të gjithë avionët e Wizz Air janë në kushte të shkëlqyera teknike dhe janë avion të rinj (dhe kompanitë ajrore legacy kanë të njejtët avionë), për më tepër flota e re Neo e Wizz Air po kryen pjesën më të madhe të fluturimeve për dhe nga Aeroporti Nënë Tereza. Fluturimi i djeshëm po behej nga Airbus 321 Neo, me nr.regjistrimi A6W2C, gjenerata fundit e avionëve. Dalja e pasagjerëve nga avioni është bërë duke respektuar çdo rregull dhe kriter te aviacionit civil.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃