Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2022, 23:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ankesat e qytetarëve të Tiranës ndaj krybashkiakut Erion Veliaj aka Leku s’kanë fund. Çdo ditë me “ndryshimet” që ai bën në Tiranë, hallet dhe shqetësimet e qytetarëve rriten edhe më tepër. Shqetësimi i fundit i qytetarëve të Tiranës lidhet me heqjen e mjellmave nga Liqeni Artificial ku shumë familjarë kalojnë kohën e lirë me fëmijët e tyre.

Qytetari që ka denoncuar në redaksinë tonë këtë “ndryshim” të radhës nga Veliaj shprehet se fëmijët kënaqeshin çdo ditë te liqeni duke parë mjellmat por tani ato nuk janë më aty. Sipas tij mjellmat janë hequr dhe janë çuar në kopshtin zoologjik aty ku familjarët duhet të paguajnë për të hyrë dhe për t’i vizituar shpendët. Por jo vetëm kaq pasi ai le të hapur edhe mundësinë që mjellmat mund të jenë hequr pêr t’u çuar në ndonjë biznes privat…

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ Albania ! Desha te denoncoj nje budallik te Bashkis Tirane dhe Erion Velise .. Mund ta pyesni ju perse Bashkia Tirane i hoqi mjellmat qe kishin 3 vjet te liqeni i Tiranes dhe i coi ne kopshtin zoologjik .. Kenaqeshin femijet cdo mbazdite duke i hedhur kokoshka , dhe tani duhet te paguajm lek per te cuar femijet te shohin mjellmat kur te hapet zoo park ... Mjellmat i moren puntoret e Lali Erit dhe i transferuan te pakten per te kopshti zoologjik thane nese nuk i kan cuar ne ndonje biznes privat .. Fotot e mjellmave qe po ju dergoj jane te gjitha te postuara nga bashkia Tirane ne kohen kur mburreshin qe kishin mhellma ne liqen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃