Më datë 25 Maj, në qarkun e Tiranës, pushim do të jenë edhe shkollat, universitetet dhe të gjitha institucionet arsimore private dhe publike.

Njoftimi është bërë nga ministrja e arsimit.

Njoftimi:

Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!

Dita e pushimit është vendosur pasi më 25 Maj në Tiranë do të luhet finalja e Conference League, mes Feyenoord dhe Romës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃