Pak ditë më parë u bënë publike fotot e vilës super luksoze në Gjirin e Lalëzit, ku Gazment Bardhi pretendonte se Rama ia kishte premtuar një deputeti të Rithemelimit.

Ai tha se ky vila i përkiste një deputeti ish-ministër i cili kishte mbetur peng te Rama dhe kishte tradhtuar doktorin.

Ai ngushtoi rrethin duke përmendur ndër demokratët: Flamur Nokën, Tritan Shehun, Edmond Spahon dhe Bujar Leskajn. Shehu dhe Spaho patën një reagim të ashpër që degjenoi deri në fyerje, teksa burime për mediat bëjnë me dije se kush është pronari i vilës.

Banorët e fshatit “Lura 1”, kompleksit ku gjendet edhe vila e Berishës, janë në dijeni se kush është frekuentuesi i vilës me 10 dhoma e 4 banjo.

Vila është ndërtuar në kohën kur Flamur Noka ishte ministër dhe zona ka marrë zhvillim të veçantë pas ardhjes në pushtet të doktorit teksa e bija dhe një grup investitorësh investuan në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃