Policia bëri një apel urgjent për informacion për të ndihmuar në gjetjen e një vajze 12-vjeçare të zhdukur, e cila nuk pranon t'i tregojë familjes se ku ndodhet.

Nikola Smitlova, 12 vjeç, nga Middleton, Manchesteri verior u pa për herë të fundit nëpër qytet, në Brightman St në Gorton ditën e djeshme.

Ajo ka patur kontakte me familjen e saj për të thënë se është mirë, por nuk do të zbulojë vendndodhjen e saj, sipas Policisë së Mançesterit, për arsye të paditura.

E mitura me tipare të rregullta, trup të gjatë e të dobët dhe flokë të kuqe është shpallur në kërkim dhe familjarët e saj po e kërkojnë dëshpërimisht.

Nuk dihet nëse ka qenë ajo vetë që ka kominukuar me familjarët apo dikush tjetër pas saj, ndërkohë që motivet për të mos treguar vendndodhjen e saj për familjarët, kanë hedhur hije të forta dyshimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃