Adis Patushi dhe Fifi nisin pushimet e para bashkë, ja ku janë “arratisur” çifti (FOTO)

Filloreta Raci ose thjeshtë Fifi po përjeton ditët e saj më të lumtura në aspektin personal.

Që pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother Vip, këngëtarja po shijon romancën me Adis Patushin. Dyshja duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, dhe këtë ndjenjë po e përjetojnë në syrin e gjithë publikut.

Së fundmi çifti më i komentuar për momentin kanë nisur pushimet e tyre bashkë.

Fifi dhe Adisi kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu “arratisur” dhe shijuar praninë e njëri-tjetrit.

Si këngëtarja edhe biznesmeni gjatë kësaj kohe kanë qenë aktivë në Instagram, ku kanë ndarë me ndjekësit disa grimca të pushimeve të tyre.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al