AFRON RINOVIMI I MADH, por buxheti i merkatos mund të krijojë pakënaqesi te Milani!

[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, foli për rinovimet e Paolo Maldinit dhe Frederic Massara dhe ka garantuar tifozet: ​​“Ndryshimi i pronësisë në këtë moment vendimtar i ka vonuar gjërat, por të gjitha në një atmosferë idilike të marrëdhënieve.

Nuk shqetësohem shumë për çështjen Maldini-Massara, nuk kam dyshim se do të arrihet një marrëveshje me të cilën ky çift që ishte kaq i rëndësishëm do të vazhdojë me ne edhe në vitet e ardhshme.Shqetësimi im për këtë problemi është shumë i ulët”.

Sakaq, Daniele Longo ka dhene informacionet e fundit: “Maldinit dhe Massara-s i eshte ofruar nje kontrate per 2 vite me opsion edhe per nje tjeter, ndersa ka pak shqetesim dhe mosakord per buxhetin.

Flitet se vec lojtareve qe jane blere tashme dhe do zyrtarizohen si Florenzi dhe Messias, te cilet ishin ne huazim, do te kete edhe maksimumi 50 mln euro. Kesaj shume mund ti shtohen para nga shitjet”.

Nje lajm ky qe nuk eshte se lumturon shume milanistet, ndersa sipas Sky Sport neser pritet te jete dite venditmare edhe per rinovimet. Me pas do te nise merkato me afrimin e pare, Divock Origi si transferim i lire.

Nderkohe, ka pasiguri per mbylljen ose jo te operacioneve Renato Sanches dhe Botman, pasi PSG dhe Newcastle jane duke shtyre fort dhe kjo pritje e gjate mund te jete fatale per kuqezinjte.