Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilena Arës pas 3 viteve

Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilena Arës pas 3 viteve

Marrëdhënia mes Alketës dhe Arilenës nuk ka qenë e njëjtë që pas fitores së këngëtares në "Festivalin e Këngës", në vitin 2019. Asokohe Alketa përmes një story në Instagram mbështeste Elvana Gjatën duke u shprehur se e meritonte fitoren.

Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilena Arës pas 3 viteve

Pas asaj deklarate Arilena e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram Alketa Vejsiun dhe të njëjtën gjë bëri edhe moderatorja. Që prej asaj kohe Alketa dhe Arilena nuk janë parë më bashkë, por së fundmi ka ardhur një ndjesë nga ana e moderatores.

Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilena Arës pas 3 viteve

Alketa ka postuar një video të vjetër në Instagram ku shfaqet duke përqafuar Arilenën në kohën kur ajo konkurronte në "X Factor". Moderatorja i kërkon falje këngëtares dhe shkruan se mezi po pret të bëhen sërish bashkë.

"Ky perqafimi vlen sa 1000 fjale. Më fal Sorry Arilena. Të dua. Mezi pres gjërat e bukura që do bëjmë bashkë", shkruan Alketa. 

Sipas "Kryefjala.com" Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka i kanë propozuar Arilenës që të jetë një nga anëtaret e jurisë së "X Factor" që do të rikthehet këtë vit.