[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Pas qëndrimit të Mbappe te PSG, duket se problemi kryesor tashmë mbetet Neymar, me drejtuesit parizienë që duan ta shesin, edhe pse nuk kanë dalë hapur për këtë.

Një moment u përfol për Juventusin, më pas në skenë doli Barcelona, por të dy klubet vështirë të plotësojnë rrogën e brazilianit, për më tepër të blejnë edhe kartonin e tij.

Ndërkohë, vjen një pistë tjetër. Në Angli janë të sigurt: Chelsea është në pole position në rast të lamtumirës së Neymar me PSG. Kështu shkruan Daily Star, duke shpjeguar se si pas lamtumirës së Lukakut, i cili do t’i bashkohet Interit në ditët në vijim.

Blutë e presidentit të ri Boehly do të dëshironin të rindërtonin repartin e avancuar dhe do të ishin gati t’i bënin një ofertë PSG-së për brazilianin, i cili i ka kontratën që skadon në vitin 2026 dhe që do të rinovojë automatikisht nga 1 korriku deri në 2027.