Champions dhe Liga e Konferencës, zbulohet axhenda e klubeve shqiptare në Europë (DATAT DHE ORARET)

[ SHIKO SPORT ONLINE ]

UEFA ka publikuar axhendën e plotë të klubeve shqiptare që do të luajnë në Europë.

Tirana ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it do ta luajë më 6 korrik në transfertë ndaj luksemburgasve të Dudelanzhit në stadiumin “Stade Jos Nosbaum” në orën 19:30.

Ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 12 korrik në orën 20:00.

Shkupi do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it ndaj Linkolnit të Gjibraltarit më 5 korrik në shtëpi në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në orën 20:45, ndërsa dueli i kthimit do të jetë më 12 korrik në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit në orën 18:00.

Ballkani do ta nisë aventurën në Champions ndaj Zalgirisit në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës më datë 5 korrik në orën 20:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet në Lituani në stadiumin “LFF stadionas” në orën 18:00 më datë 12 korrik.

Partizani do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë ndaj Saburtalos në Gjeorgji më datë 7 korrik në orën 18:00 në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, ndërsa dueli i dytë do të zhvillohet në 14 korrik në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00.

Laçi do të ndeshet në takimin e parë ndaj Iskrës në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00, më datë 7 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi më datë 14 korrik në stadiumin “DG Arena Lješkopolje” në orën 21:00.

Drita do të sfidojë në turin e parë të Ligës së Konferencës Inter Turkun në datë 6 korrik në orën 17:00 në transfertë në stadiumin “Veritas Stadion”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 12 korrik në orën 20:00.

Gjilani do të luajë ndaj Liepajës në takimin e parë të turit të parë në datën 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00, ndërsa dueli i dytë do të luhet në stadiumin “Daugava Liepāja”, më 14 korrik në orën 16:00.

Llapi do të ndeshet sfidën e parë në transfertën e Malit të Zi ndaj Buducnost Podgoricës në orën 20:30 në stadiumin “Gradski Stadion Podgorica”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Shkëndija do ta nisë aventurën e saj europiane ndaj Araratit në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në orën 20:00, ndërsa në takimin e kthimit do të luhet në Armeni në stadiumin “Republican Stadium after Vazgen Sargsyan” në orën 17:00.

Skuadra e Deçiçit do të luajë ndeshjen e parë në Europë ndaj Bjellorusëve të Dinamos së Minskut në transfertë në orën 20:00, ndërsa takimi i kthimit më 14 korrik në orën 20:45.

AXHENDA E PLOTË E SKUADRAVE SHQIPTARE NË EUROPË –

CHAMPIONS/ DUDELAZH – TIRANA | E mërkurë, 6 Korrik | Ora 19:30 | Stadiumi “Stade Jos Nosbaum”, Dudelanzh |

CHAMPIONS/ TIRANA – DUDELANZH | E martë, 13 Korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan |

CHAMPIONS/ SHKUPI – LINKOLN RED IMPS | E martë, 5 Korrik | Ora 20:45 | Stadiumi “National Arena Todor Proeski”, Shkup |

CHAMPIONS/ LINKOLN RED IMPS – SHKUPI | E martë, 12 korrik | Ora 18:00 | Stadiumi “Victoria”, Gjibraltar |

CHAMPIONS/ BALLKANI – ZALGIRIS | E martë, 5 korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë |

CHAMPIONS/ ZALGIRIS – BALLKANI | E martë, 12 Korrik | Ora 18:00 | Stadiumi “LFF stadionas”, Vilnus |

LIGA E KONFERENCËS/ SABURTALO – PARTIZANI | E enjte, 7 korrik | Ora 18:00 | Stadiumi “Tengiz Burjanadze”, Gori |

LIGA E KONFERENCËS/ PARTIZANI – SABURTALO | E enjte, 14 korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan |

LIGA E KONFERENCËS/ LAÇI – ISKRA | E enjte, 7 korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan |

LIGA E KONFERENCËS/ ISKRA – LAÇI | E enjte, 14 korrik | Ora 21:00 | Stadiumi “DG Arena Lješkopolje”, Podgoricë |

LIGA E KONFERENCËS/ INTER – TURKU – DRITA | E enjte, 7 korrik | Ora 17:00 | Stadiumi “Veritas Stadion”, Turku |

LIGA E KONFERENCËS/ DRITA – INTER TURKU | E enjte, 14 korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë |

LIGA E KONFERENCËS/ GJILANI – LIEPAJA | E enjte, 7 korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë |

LIGA E KONFERENCËS/ LIEPAJA – GJILANI | E enjte, 14 korrik | Ora 16:00 | Stadiumi “Daugava Liepāja”, Liepaja |

LIGA E KONFERENCËS/ BUDUCNOST – LLAPI | E enjte, 7 korrik | Ora 20:30 | Stadiumi “Gradski Stadion Podgorica”, Podgoricë |

LIGA E KONFERENCËS/ LLAPI – BUDUCNOST | E enjte, 14 korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë |

LIGA E KONFERENCËS/ SHKËNDIJA – ARARAT | E enjte, 7 korrik | Ora 20:00 | Stadiumi “National Arena Todor Proeski”, Shkup |

LIGA E KONFERENCËS/ ARARAT – SHKËNDIJA | E enjte, 14 korrik | Ora 17:00 | Stadiumi “Republican Stadium after Vazgen Sargsyan”, Jerevan |

LIGA E KONFERENCËS/ DINAMO MINSK – DEÇIÇ | E enjte, 7 korrik | Ora 20:00 |

LIGA E KONFERENCËS/ DEÇIÇ – DINAMO MINSK | E enjte, 14 korrik | Ora 20:45