Dalin pamjet, ja vendi ku ra zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano

“Panorama” ka siguruar foto nga vendi ku u përfshi nga flakët e zjarrit dhe pati shpërthime në një pikë të furnizimit me gaz në Porto Romano.

zjarri ne porto romano gaz

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, ku zjarri përfshiu depozitat e gazit.

Burimet thanë për Panorama se për normalizimin e situatës ndërhynë dy zjarrfikës të qytetit të Durrësit dhe personeli i pikës së gazit në Porto Romano.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© Panorama.al