“Dasëm sot, do martohem”/ Ronela Hajati habit me postimin e saj të fundit me vello të zezë (VIDEO)

PANORAMA PLUS/ Pas pjesëmarrjes në Eurovision, dhe të gjithë debatit të madh që e pasoi, Ronela Hajati është përqëndruar tek vera duke sjellë këngë të reja.

Një jave pas bashkëpunimit të dytë me MatoLale, këngëtarja është në përgatitje e sipër për këngën e saj të re. Së fundmi ajo ka nisur xhirimet e klipit të ri, i cili do të ketë skena edhe të “dasmës” së inskenuar të këngëtares. Ronela ka ndarë në Instagramin e saj video nga kjo skenë e videoklipit të saj teksa po xhirohej.

“Dasëm sot, do martohem”,-dëgjohet të thotë Ronela në video.

Ajo çfarë ra shumë në sy ishte se “nuse” Ronela dhe të ftuarit ishin të veshur të gjithë me të zeza.

Ju kujtojmë që një javë më parë, në një foto, të siguruar nga Panorama Plus dukej këngëtarja teksa po kthehej nga Italia në orët e para të mëngjesit. Sapo kishte kaluar mesnata, kur avioni, ku ishte dhe Ronela ishte ulur në Rinas. Si gjithë të tjerët, ajo po mbante rradhën për të kryer kontrollin. E gjithë vëmendja e saj shkonte për telefonin, teksa shfaqej e shkujdesur për sytë e kureshtarëve që e shihnin me kuriozitet.

© Panorama.al