Degradon sherri mes adoleshentëve, një 18-vjeçar përfundon në spital me plagë thike

Një sherr mes adoleshentëve ka degraduar me përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë një 18-vjeçar ka kërkuar ndihmë në spital për plagët e shkaktuara nga thika.

ambulance-123

Policia bën me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë.

Sipas bluve, sherri dhe plagosja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë.

Mësohet se 17-vjeçari “ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

© Panorama.al