'Dua të bëhem deputete', Marinela Hysa: I bëj thirrje Ramës të më ndihmojë të bëhem dikushi

'Dua të bëhem deputete', Marinela Hysa: I bëj thirrje

Marinela Hysa, ish-konkurrentja e "Love Story" që është komentuar shumë për deklaratat e saj e ftuar së fundmi në "D Night" ka shprehur dëshirën për tu bërë deputete.

Ajo i ka bërë një thirrje të veçantë kryeministrit Rama.

Marinela: Unë i bëj thirrje Edi Ramës të bëjë një bashkëbisedim me mua, unë dua të flas me Edi Ramën dhe t’i tregoj shqetësimet e popullit.

Unë kam shqetësime sesi do të bëhem dikushi sepse të gjithë të rinjtë kanë frikë për jetën e tyre. Unë dua t’i tregoj të gjitha problemet që kam hasur këto 10 vite.

Ëndrra ime që e vogël ka qenë se dua të bëhem deputete, por unë nuk e arrita dot këtë sepse punova për t’i bërë shtëpi familjes dhe u detyrova të fitoja lekë dhe e lashë shkollën mbrapa.

Po vazhdoj një master shkencor që të bëhem dikushi dhe pa bërë shkollën ekzakte unë nuk mund të kërkoj një vend pune.