Një djalë 22-vjeç dhe një vajzë 20-vjeçe kanë mbetur viktimë e aksidentit të rëndë që ndodhi në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ku një automjet u fundos brenda këtij rezervuari. Panorama konfirmoi nga burimet zyrtare se viktimat janë Erjon Muça dhe Dorina Gjokgjinaj.

Policia konfirmoi se si rezultat i kërkimeve nga palombarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të dy të rinjve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al