EMRAT/ Sherri për parakalimin me makinë, 30-vjeçari qëllohet me 7 plumba pistolete

Një 38-vjeçar, i identifikuar si Ermal Matishi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit Arben Bekteshi mbrëmjen e të premtes për shkak të një konflikti që lindi për parakalimin me makinë.

pistoleta-850x450

Mësohet se 38-vjeçari ka qëlluar 7 herë në drejtim të Bekteshit, por fatmirësisht këtë të fundit nuk e ka kapur asnjë plumb.

Disa ditë më parë të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë pasur një sherr me njëri-tjetrit për shkak të një parakalimi me makinë.

Ata janë konfliktuar fizikisht, ku në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë të njohur prej tyre.

Ndërkohë, rreth 200 metra nga vendi ngjarjes është gjetur edhe një arme tip pistoletë TT e cila dyshohet se është arma e krimit./GazetaSi

© Panorama.al