Eurovizioni në Britani? Boris Johnson: Ukraina fitoi, ata e meritojnë ta organizojnë festivalin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka reaguar pas deklaratës nga Unioni Evropian i Transmetimeve që tha se Britania do të organizojë Festivalin e Eurovizionit në vitin 2023.

6a0a4911-23a8-48fd-b35d-f12236446f57

“Ukrainasit fituan Eurovisionin… ata e meritojnë ta organizojnë dhe unë besoj se mund ta organizojnë,” tha Johnson, shkruan BBC.

“Unë besoj se Kievi ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik për mirëpritur Eurovisionin dhe shpresoj shumë që Unioni Evropian i Transmetimeve do ta pranojë këtë,” shtoi ai.

Kryeministri britanik u shpreh se kryeqyteti ukrainas është “shumë më i gjallë” se sa ishte disa javë më parë, dhe për 1 vit situata do të jetë përmirësuar.

“Atyre duhet t’u jepet një shans për ta organizuar atë”, tha Johnson.

© Panorama.al