Flakët që përfshinë pallatin në Astir/ Zbulohet kush ishte shënjestra, zjarri iu vu makinës së vëllait të biznesmenit

Të tjera detaje zbardhen nga zjarri që përfshiu 4 automjete në garazhin e një pallati gjatë orëve të mëngjesit në zonën e Astirit.

Sipas News24, zjarri i është vendosur një makine tip “Range Rover” parkuar në garazhin e pallatit.

Makina është në pronësi të vëllait të biznesmenit S.Ll. i cili është dhe pronari i pallatit.

Si pasojë e zjarrit, u plagosën 8 persona të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

© Panorama.al