Forbes: Ky atleti i dytë në histori që futet në listën e miliarderëve

LeBron James, 4 herë kampion i NBA-së dhe 4 herë i Ligës MVP, është atleti i dytë që bëhet pjesë e listës së miliarderëve.

lebron1

37-vjeçari renditet pas kolegut të tij në NBA, Michael Jordan, sipas Forbes. Në ndryshim nga James, Jordan u bë miliarder pas vitit 2014, 11 vite pasi ai doli në pensin dhe u bë investitor në Charlotte Hornets.

Për LeBron, statusi i tij i miliarderit vjen nga investimet e tij. 37-vjeçari, i konsideruar si lojtari më i madh i epokës së tij, zotëron aksion në kompani prodhimi dhe ekskluzivitete në tre sporte të ndryshme.

lebron

James fitoi rreth 41 milionë dollarë për sezonin 2021-22, duke e bërë lojtarin e gjashtë më të paguar në NBA, me yllin e Golden State Ëarriors, Stephen Curry që kryeson tabelën me mbi 45 milionë dollarë, sipas ESPN.

Të ardhurat totale të James nga karriera e tij prej gati dy dekada në basketboll kanë arritur rreth 1.2 miliardë dollarë, 385 milion dollarë prej tyre nga paga e tij.

© Panorama.al