FOTO/ Kush është prostituta 35-vjeçare që u gjet e vrarë, makina e bardhë dhe orët e fundit të Nevilës. Ja ç’thonë hetuesit

Mediat italiane kanë publikuar foton e shqiptares që u gjet e masakruar dhe e vrarë me armë zjarri në një zonë midis Toscanës dhe Ligurias. Sipas mediave italiane, viktima është Nevila Pjetri, e cila dyshohet se punonte si prostitutë.

nevila pjetri

Nga hetimet rezulton se 35-vjeçarja është dhunuar dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Ndërkohë referuar dëshmive të mbledhura nga hetuesit dhe policia rezulton se Nevila Pjetri është parë duke u hipur në një makinë të bardhë nga disa prostituta të tjera.

Ndërkohë jo shumë larg vendit të krimit, policia ka gjetur edhe makinën e viktimës, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe makinën ku u fut shqiptarja, që sipas dëshmitarëve drejtohej nga një burrë.

HETIMET

Mediat italiane shkruajnë se ajo që dihet deri tani është se vrasja e shqiptares nuk ka ndodhur në vendin ku më pas është gjetur trupi.

Sipas hetuesve, gruaja është parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës shumë vonë teksa hipi në një makinë të bardhë të drejtuar nga një burrë. 

Kanë qenë miqtë dhe koleget e saj që kanë raportuar pëf makinën në të cilën ka hipur viktima dhe është larguar.

Dikush ka trguar se kishte parë gjithashtu një burrë që tërhiqte një trup drejt përroit.

Dyshimet janë se mund të ketë qenë një klient i gruas që e ka vrarë, ndoshta pas një sherri.

© Panorama.al