Gjatë kontrollit në automjet iu gjetën dy radio policie, vihet në pranga 20-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Eldjon Qosja, 20-vjeç është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij janë gjetur 2 radio si ato të Policisë.

Policia-e-Elbasanit3

Në lidhje me këtë çështje materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

© Panorama.al