Grabitja e bankës në Koplik, zbulohen emrat e të arrestuarve! Një prej tyre mbante radio policie, prej disa ditësh survejonte…

Grabitja e bankës në Koplik, policia zbulon emrat e të arrestuarve! Një prej tyre mbante radio policie, prej disa ditësh survejonte…

“U kapën dhe u ndaluan shtetasit, Bekim Gurraj, Amir Shabaj dhe Admir Shabaj. Ndalimi i tyre u bë sepse këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë hyrë në bankë dhe kanë marrë shuma parash. Autorët kanë përdorur dy armë zjarri dhe një automjet Golf 3. Pas grabitjes e kanë djegur automjetin në rrugë.. Dhe më pas kanë ndaluar një rrugë një person dhe i kanë marrë makinën. Pas ngjarjes armët i kanë hedhur në ujë. Pas kontrolleve është gjetur arma kallashnikov dhe vazhdon kërkim për armën tjetër. Në banesën e Bekim Gurrajt janë gjetur dy radio marrëse si ato të policisë, bluzë dhe kapele si ato të policisë si dhe veshjet e përdoura nga ai disa ditë më parë gjatë survejimit në ambientin e jashtëm të bankës. Po në vijim të operacionit në banesën e Albin Shabaj janë gjetur 9 kg kanabis. Për këtë u arrestua në flagrancë u Albin Shabaj, vëllai dhe babai i tij”, njofton policia.

Vijon…

© Panorama.al

Te lidhura