Harry dhe Meghan rikthehen në Londër! Anëtarët e familjes mbretërore i urojnë Lilibet ditëlindjen e parë

Anëtarët e familjes mbretërore kanë uruar vajzën e Meghan Markle dhe Princ Harryt për ditëlindje.

Lilibet w

Lilibet, vajza e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, e cila po mbush një vjeç.

Gjyshërit e saj, Princi i Wellsit dhe Dukesha e Cornwall, po ashtu xhaxhai i saj Princi William dhe Dukesha Middleton, uruan me anë të postimeve në Twitter vogëlushen.

LILIBET1

Lilibet u takua për herë të parë me Mbretëreshën, stërgjyshen e saj, për herë të parë këtë javë pasi Harry dhe Meghan u kthyen në Londër për jubileun. Gjithashtu çifti morën në Britani edhe djalin e tyre, Archie.

LILIBET

Ata u shfaqën për herë të parë në një festë mbretërore që nga viti 2020, gjatë një shërbimi në Katedralen e Shën Palit për të falënderuar Mbretëreshën.

Çifti hoqën dorë si anëtarë të familjes mbretërore në fillim të vitit 2020 dhe u transferua në SHBA.

© Panorama.al