“I çmenda komshinjtë kur doli”- Egzona Rafuna tregon se është ‘shokuar’ nga komenti ironik i Beatrix Ramosajt: Më vjen keq për…

Ish-banorja e “Big Brother Vip” ka folur rreth raportit të saj me këngëtaren Beatrix Ramosaj pas daljes nga formati.

Moderatorja riktheu në vëmendje komentin që Beatrix bëri pasi Egzona u eleminuar nga BBV. Beatrix u shpreh askokohe se u gëzua kur Egazona doli madje “i çmendi komshinjtë” duke bërtitur.

Egazona e cilëson këtë koment të këngëtares si “shokues” dhe zbulon se që pas daljes nuk ka më asnjë komunikim me të.

“Si një banore e re e di çfarë mund të shkruajnë jashtë, nuk e kam pasur të rëndësishme asnjë moment sepse e kam pasur të rëndësishme t’i qëndroj Trixës afër sepse realisht nuk e kam parë mirë. Kur kam dalë jashët personi i parë që i kam shkruar ka qenë Trixa. Nuk kam kontaktuar as familjen. Kemi folur shkurt dhe pas kësaj nuk kemi pasur koment. Ka qenë shokuese për mua sepse deri në momentin që kam dalë Triksa nuk ka pasur intervista dhe në momentin që kam dalë ka pasur një deklaratë që ka qenë shokuese për mua edhe nuk e kam ditur pse e ka thënë atë gjë. Më ka ardhur keq që është ndikuar nga komentet e njerëzve. Një koment i cili me ironi flet për daljen time prej Big Brother. Dhe ka qenë zhgënjyese dhe ndoshta deklarata ime në mlef e sipër nuk ka qenë e menduar, por më vjen keq për raportin që është zhvilluar pas daljes me Triksën. Nuk kemi asnjë lloj kontakti, as nuk jemi përshëndetur.”– tha Egzona për “Prive.”

Fragmenti në fjalë është komenti i shkruar nga Beatrix Ramosaj në foton e Bora Zemanit, para se ajo të hynte në shtëpinë e Big Brother, ku pati një takim me ish-të dashurin e saj Donadl Veshaj.

’’Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtit, love you zemer’’, kishte shkruar Beatrix në foton e publikuar nga moderatorja.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al