I përmendi tradhtinë, Donaldi i përgjigjet Flori Gjinit

Donaldi duket se i ka kthyer përgjigje Flori Gjinit pas deklaratës së këtij të fundit që u bë virale në rrjet dhe u komentua si ironi ndaj Donaldit.

Flori tre ditë më parë postoi një video ku konfirmoi se do jetë me Orin për “Pushime on top” edhe këtë sezon, por lajmin e dha duke rikrijuar videon e Borës me varësen dhe për më tepër u shpreh se ai dhe Ori nuk e njohin tradhtinë. 

I përmendi tradhtinë, Donaldi i përgjigjet Flori Gjinit

Donaldi ka vendosur të reagojë sot duke postuar në Instastory një foto e duke shkruar: “Ëëëëë e mirë mos e vrit trurin”.

I përmendi tradhtinë, Donaldi i përgjigjet Flori Gjinit

Po le të kujtojmë pak nga nisi e gjitha kjo: Ori Nebijaj e ftuar pak ditë më parë në “Më lër të flas”, foli rreth emisionit “Pushime On Top”, që prej 5 vitesh e moderon me Florin.

”Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”, tha Ori dhe Donaldi i tha: ”Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”.

I përmendi tradhtinë, Donaldi i përgjigjet Flori Gjinit

Kjo pyetje e Donaldit nuk i ka pëlqyer aspak Florit i cili e ka thumbuar duke postuar në Instastory një video dhe duke bërë të njëjtin gjest si të Bora Zemanit me varësen e famshme kur priste Donaldin të dilte jashtë “Big Brother VIP".

I përmendi tradhtinë, Donaldi i përgjigjet Flori Gjinit

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhëti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, tha Flori.

I përmendi tradhtinë, Donaldi i përgjigjet Flori Gjinit

I përmendi tradhtinë, Donaldi i përgjigjet Flori Gjinit