“I uroj gjithë të mirat”/ Ilir Shaqiri sqaron një herë e mirë raportin me Sabianin dhe zbulon komunikimin e fundit me Donaldin

Ilir Shaqiri ka folur sërish për dasmën që organizoi buzë detit në qytetin e Durrësit, ku morën pjesë vetëm 6 prej ish-banorëve të “Big Brother Vip.” Ajo që u komentua shumë ishte mungesa e Sabianit, i cili duket se ka një hatërmbetje kundrejt mikut të tij Ilir Shaqirit.

Megjithëse deklaroi pak ditë më parë se Sabiani nuk e ka uruar, Iliri i uron gjithë të mirat dduke shtuar se nuk ka vend për hatërmbetje kundrejt tij.

“Jam jashtëzakonisht i qetë dhe i uroj gjithë të mirat Sabit. Unë i them Sabit që unë jam këtu, nuk e di nëse i ka ngelur hatri për ndonjë gjë sepse nuk ka vend për hatërmbetje kundrejt meje.”- tha ai në “Goca dhe Gra.”

Nëse për Sabianin ai u komentua për shoqërinë e ngushtë, me një tjetër ish-banor të BBV ishte krejtësisht e kundërta. Bëhet fjalë për Donaldin, të cilin Iliri e kishte rival deri në finalen e BBV. Ai tregoi se nuk ka asnjë raport me aktorin, dhe sqaroi arsyen pse e ka reafuzuar ftesën e tij për në emisioin.

“Nuk kam asnjë gjë kundra Donaldit përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftese nga ana e Donaldit. Nuk kemi pasur asnjë lloj komunikimi tjetër. Kemi folur 136 ditë dhe mendoj që dita e 137 do ishte e tepërt për më tepër në një program që quhet “Më lër të flas” dhe që është e drejtë të flasi ai. Është e kotë që të shkoja.”– tha Iliri.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al