[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Zlatan Ibrahimovic vijon të shtyjë trupin e tij përtej çdo limiti, vijon periudhën e riaftësimit pas operacionit që iu nënshtrua në gju. Ibra kërkon të rikthehet në fushë përpara Krishtlindjeve, në mënyrë që të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli, ti shërbej atij jo vetëm në dhomat e zhveshjes por edhe në fushë.

Suedezi pritet të bashkohet me grupin me 4 korrik, ditë në të cilët është parashikuar të nis dhe grumbullimi i Milan. Suedezin e pret gati edhe kontrata e re, një kontratë 1-vjeçare nga ku do të përfitojë 2 milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet individuale. Firma mbi kontratë do të vij menjëherë pasi të rinovojnë kontratën e tyre dyshja drejtuese Maldini-Massara.