“Jam e lodhur dhe s’jam e aftë që të…”- Sandra Bullock konfirmon shkëputjen nga karriera 30-vjeçare si aktore

Sandra Bullock ka zbuluar se po planifikon të shkëputet nga aktrimi përkohësisht në një të ardhme të afërt.

sandra bullock

57-vjeçarja pranoi se nuk ndihet më “e aftë për të marrë vendime të zgjuara”.

“S’dua më që orarin të ma vendosin të tjerët, dua ta përcaktoj vetë. Jam shumë e lodhur dhe s’jam e aftë të marr vendime të zgjuara, e di këtë”, u shpreh ylli i ekranit.

sandra bullock1

Aktorja u shpreh se ishte mirënjohëse për suksesin e saj, por shprehur shqetësimin për ndikimin në jetën personale.

“Kam pasur një punë të qëndrueshme dhe jam me fat”, shtoi ajo.

Sandra Bullock ka luajtur në afro 50 filma në karrierën e saj 30-vjeçare.

sandra bullock3

Kur u pyet se kur do t’i rikthehej aktrimit, aktorja u shpreh thjesht: “Nuk e di”.

Sandra është nënë e djalit 11-vjeçar Louis dhe vajzës tetë-vjeçare Laila.

sandra bullock2

© Panorama.al