Këngëtari i njohur lajmëron Policinë për zhdukjen e 20 mijë eurove nga kasaforta, shokohet kur mëson kush ia kishte marrë

Media serbe Kurir ka zbuluar një episod që ka ndodhur në familjen e një këngëtari të njohur vendas.

2686527_46545645646_ff

Bëhet fjalë për këngëtarin Zdravko Çoliçit. Vajza e tij, Una Çoliç, raportohet se i ka vjedhur babait të saj rreth 20 mijë euro nga kasaforta për t’i blerë një makinë të dashurit të saj.

Sipas Kurir, këngëtari kur ka zbuluar mungesën e kësaj shume, ka lajmëruar policinë.

Por më pas ai dhe bashkëshortja e tij janë përballur me rrëfimin e vajzës së tyre e cila e penduar ka pranuar gjithçka dhe ka kërkuar falje për veprimin e bërë.

“Kur këngëtari ka parë se i mungonte një shumë e madhe parash ka lajmëruar policinë, ndaj vajza e frikësuar ka pranuar gjithçka dhe ia ka kthyer paratë. Kjo dramë ka ndodhur në shtëpinë e këngëtarit të njohur pak muaj më parë” shkruan Kurir.

3065899_una_ff cc

© Panorama.al