Loredana akuzohet në rrjetet sociale se ka kopjuar Dafina Zeqirin, por si qëndron e vërteta?

Panorama Plus/ “Sim Simma, who got the keys to my Bimma?”- është një frazë që mund të tingëllojë e njohur për shumë prej jush. Fraza së fundmi është përdorur edhe nga Loredana në këngën e saj të re në bashkëpunim me Noizyn, “Heart Attack”.

Mirëpo, fansat kanë shpërthyer menjëherë në akuza në rrjetet sociale. Në TikTok qarkullojnë me dhjetëra video që akuzojnë reperen se ka kopjuar Dafinën.

Kjo e fundit e ka përdorur këtë frazë në bashkëpunimin me Taynën, “Bye Bye”.

Por, në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Dy artistet shqiptare janë inspiruar të dyja nga Beenie Man i cili e ka shkruar këtë varg në versioni origjinal “Who Am I?” .

Fraza mjaft e famshme, në fakt, është përdorur edhe nga këngëtarë të tjerë, shqiptarë e jo vetëm.

© Panorama.al