Me traget nga Durrësi dhe zbret në Itali me 24 kg heroinë/ Vihet në pranga 50-vjeçari, drogën e kishte fshehur në sediljet e Benzit

Një 50-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi është kapur me 25 kilogramë drogë që e kishte sjellë me anije që nga porti i Durrësit.

auto_auto_Policia-italiane-naten-640x4261522762833-650x3581522765019

Sapo shqiptari ka zbritur nga anija në Itali, atij i është kontrolluar makina Mercedes-Benz brenda së cilës janë gjetur 24 kilogramë heroinë.

50 vjeçari u arrestua në kuadër të një operacioni antidrogë të kryer nga Guardia di Finanza brenda portit Doric. Ai u dërgua në Montacuto, ndërsa droga ishte e ndarë në 43 pako.

Pakot e heroinës iu gjetën të futura në sediljen e pasagjerit.  Sipas policisë italiane 50-vjeçari konsiderohet “korrier” që është përdorur vetëm për transportimin e drogës. Policia ka sekuestruar makinën së bashku me ‘mallin e bardhë’ ndërsa 50-vjeçari është lënë në arrest me burg.

© Panorama.al

Te lidhura