“Nuk mundëm të shkonim dot në altar”- Këngëtari jep lajmin tronditës, e fejuara e tij vdes ditën e dasmës: Duhet të ishte dita më e lumtur e jetës sonë

Ylli i X Factor, Tom Mann, ka dhënë lajmin tronditës. E fejuara e tij ka ndërruar jetë në ditën e tyre të dasmës.

tom mann dani2

Këngëtarja ndau lajmin e trishtë në një postim në Instagram, ku tregoi se nëna e djalit të tij 8 muajsh ishte ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës.

28-vjeçari postoi një foto të partneres së tij me të birin dhe shkroi: “Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani, mikja ime më e mirë, gjithçka e imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë, përfundoi në tragjedi. Nuk mundëm të shkonim dot në altar, s’mundëm t’i thoshim betimet tona, apo të kërcenim valsin tonë, por e di që ti ishe e gjithë bota ime dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle.

Unë do ta mbaj këtë unazë si shenjë e dashurisë sime të pakushtëzuar ndaj teje. Jam i thyer, nuk e di si do ia dalë por di që duhet të mbledh të gjitha forcat për djalin tonë të vogël. Do përpiqem të lexoj komentet dhe mesazhet tuaja, por tani jam i pikëlluar dhe do të jem për një kohë shumë, shumë të gjatë.”

tom mann dani

Nuk dihet ende arsyeja e ndarjes nga jeta të partneres së këngëtarit.

Çifti njoftuan fejesën e tyre në dhjetor 2019 pasi Mann i propozoi asaj në një lokal në Londër.

tom mann dani1

© Panorama.al